Aktualitet Film & Tv

E qeshura e tij u bë virale në rrjet, shuhet ikona e komedisë Juan Joya Borja!

Ndërron jetë në moshën 65-vjeçare aktori i njohur spanjoll që konsiderohej si ikona e komedisë, Juan Joya Borja. I njohur me nofkën El Risitas, spanjolli identifikohej për qeshjen e tij unike. Vitin e kaluar El Risitas ishte shtruar në spital prej gjendjes së rënduar shëndetësore.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë konfirmuar edhe mjekët e spitalit Virgen del Rosio në Sevila, ku prej vitit të kaluar artisti ishte shtruar. Së fundmi atij i ishte hequr dhe njëra këmbë, me shpresën se ky veprim do të ndalonte sëmundjen që të përhapej edhe në pjesët e tjera. Por mesa duket nuk pati rezultat.

Për të siguruar kurat e shtrenjta të sëmundjes, atë e ndihmuan shumë qytetarë, por fatkeqësisht, nuk ia arriti t’ia dilte. El Risitas ishte bërë i njohur në mbarë botën me videon e vitit 2014, ku i tregonte një miku për përvojën e tij si punonjës i një restoranti. Intervista, u bë pjesë e shumë “memeve” dhe konvertimit në titra edhe në gjuhën shqipe.

Qeshja e tij unike që prej asaj kohe u bë menjëherë virale, e gjithashtu që prej asaj kohe çdokush e simbolizonte të qeshurën e tij si “ironia sa herë që dikush tentonte të tallej me dikë”.