Aktualitet

Nderohet dëshmori i tre luftërave! Bust në Tropojë për Tahir Sinanin!

Në ditën e dëshmorëve u përjetësua në bronz, gjenerali i tre luftrave, Tahir Sinani në Tropojë.

Për të nderuar heroin u mblodhën bashkëluftëtarët e tij nga Kosova, Presheva, Tetova si dhe bashkudhëtari i tij i fundit, Ali Ahmeti.

Personalitete të dy vendeve përçuan mesazhe uniteti për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, si një përgjigje edhe ndaj ndërhyrjes së Kurtit që u shoqërua me kritika.

Vendosja e shtatores së dëshmorit të tre luftërave, UÇK-së, Preshevës e Maqedonisë së Veriut u bë mundur me mbështetjen e liderit të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, Ali Ahmetit, i cili iu përgjigj iniciativës së dy personaliteteve të jetës publike shqiptare, Azgan Haklaj dhe Shkëlqim Hajdari.

Ceremonia e shpalosjes së shtatores u bë në kuadër të festivalit “Sofra Dardane” me organizimin e Unionit Artistik të Kombit Shqiptar.