Bota Botë e Çuditshme

E reja ndërron jetë 8 muaj pas lindjes së fëmijës, refuzoi kimioterapinë për shkak të shtatzënisë!

Një 33 vjeçare ka vdekur pasi refuzoi kimioterapinë në mënyrë që të mund të lindte fëmijën e saj. Azzurra Carnelos, 33, nga Italia, shkoi të bënte kontroll pas një ëndrre që kishte parë. “Ajo kishte parë në ëndërr gjyshen e saj, e cila kishte vdekur në të njëjtën mënyrë. E cila i kërkoi të kontrollohej”, tha nëna e saj Antonella.

Shkurtin e kaluar ajo zbuloi se ishte shtatzënë. Në korrik, mori vesh se ishte me kancer në gji. Mjekët e këshilluan që të fillonte kimioterapinë, por 33-vjeçarja vendosi të vononte trajtimin për të lindur foshnjën. Carnellos më pas vazhdoi trajtimin e saj gjatë verës, por ishte tepër vonë. Ajo vdiq në shtëpinë e saj në Oderzo të shtunën, më 13 prill. “Azzurra ishte e fortë, e ëmbël dhe e sjellshme deri në fund”, tha familja e saj për mediat lokale. “Ajo ishte një nënë dhe një grua e shkëlqyer”, tha bashkëshorti i saj Francesco, sipas Mirror.

Në vitin 2012, një histori e ngjashme nga Italia preku zemrat e botës kur Chiara Corbella Petrillo, një folëse publike katolike, zgjodhi të vonojë trajtimin e kancerit në mënyrë që të sjell në jetë fëmijën e saj të palindur pasi dy fëmijë të mëparshëm vdiqën menjëherë pas lindjes. Ajo u nda nga jeta në qershor të atij viti në moshën 28-vjeçare. Këto histori janë veçanërisht të fuqishme në Itali, e cila vuan nga një nivel shumë i ulët i lindjeve që Papa Françesku e ka cilësuar shpesh si “dimër demografik”, duke u bërë thirrje italianëve të jenë të hapur ndaj jetës dhe të kenë më shumë fëmijë.