Botë e Çuditshme

E reja nga Finlanda tregon se lindi foshnjën e saj për 40 sekonda…

Një grua ka treguar se lindi foshnjën e saj për 40 sekonda, duke thënë se ‘doli vetë jashtë’ pa u munduar. Cianna Gonzales, 24-vjeçare nga Filadelfia ishte në përgatitje për procesin e lindjes për tre orë, por pati një lindje të shpejtë kur mirëpriti fëmijën e saj të dytë, një djalë më 8 gusht të vitit 2022.

“Fëmija im doli plotësisht vullnetarisht. Nuk më duhej ta shtyja. Ai doli vetë”,-tha ajo. Gonzalez nuk kishte kryer lindje të shpejtë kur lindi djalin e parë në vitin 2021. Cianna përjetoi atë që njihet si refleksi i Fergusonit, i quajtur edhe refleksi i nxjerrjes së fetusit, gjatë të cilit fetusi nxirret nga trupi pa asnjë shtytje.

Refleksi i pavullnetshëm ndodh si rezultat i procesit natyror të lindjes së trupit ku oksitocina lirohet gjatë lindjes, me receptorët e përforcuar në mitër që shkaktojnë kontraktime që zgjerojnë qafën e mitrës dhe e shtyjnë fetusin jashtë kanalit të lindjes. Refleksi i nxjerrjes së fetusit ka më shumë gjasa të ndodhë kur nëna ndihet e sigurt. Gonzalez u shpreh se:

Unë isha e mbushur me ankth. Mendova se kush do ta kapë këtë fëmijë? Ishte shumë e natyrshme dhe shumë e shpejtë. Ishte e pabesueshme.