Celebrities Gossip Showbiz

Edhe pse sapo u bënë prindër, Orinda dhe Turi kanë në plan ta zgjerojnë familjen “sa më shpejt të jetë e mundur”!

Orinda Huta dhe Turjan Hysko u bënë prindër të një vajze në 15 korrik të këtij viti. Lajmin e bukur e dha vetë Turi me anë të një Instastory ku tregoi krevatin e vajzës të mbuluar me kukulla dhe zbuloi emrin e veçantë që i kanë vendosur gjithashtu. Bebushja e tyre quhet Atara Hysko.

Së fundmi, në një intervistë të dhënë me rastin e fundvitit, Orinda dhe Turi kanë zbuluar shumëçka, nisur nga ardhja në jetë e Atarës e deri te planet për zgjerimin e familjes që duket se do të jenë të afërta.

Fillimisht, Turi tregoi se përse zgjodhën ta zbulojnë fytyrën e vogëlushes, ndryshe nga sa bëjnë personazhet e tjerë.

Nuk doja ta ndaja me botën vajzën, por kur Orinda lindi, vjen mamia dhe më thotë: A e ke parë vajzën? Jo, i thashë. Se unë nuk dija as a kishte lindur, meqë procesi zgjati shumë pak. Ma solli dhe ma la në duar, pastaj më kërkoi telefonin dhe më bëri foto me të. Unë kisha vendosur që derisa të kalonin disa ditë nuk do ta merrja në duar vajzën sepse kisha merak dhe frikë, por kur u shkrep ajo foto u ndjeva i fuqishëm, shumë i fuqishëm. Dhe thjesht e ndjeva në atë moment se gjithë bota duhet ta dinte që vajza erdhi. Aq ishte, e publikova. Isha shumë i lumtur. 

E mesa duket, Atara ka sjellë aq shumë lumturi në familjen e tyre, sa me nota humori, Turi pranoi se kanë në planet e afërta zgjerimin e familjes.

Sa më shpejt të jetë e mundur. Do bëjmë një mbledhje bordi dhe do marrim vendimin, megjithëse nuk është në dorën tonë.

E teksa mami Orinda ndan me ndjekësit e saj disa momente me vajzën, duket se ndjekësit nuk humbin rast për t’u treguar kritikë dhe kjo gjë e bezdis prezantuesen bukuroshe, ku jo pak herë reagon ndaj këtyre ndjekësve.

Së fundmi,  me anë të një Instastory Orinda dha një mesazh shumë të fuqishëm për nënat e reja duke kritikuar të gjithë ndjekësit që paragjykojnë nënat që nuk ushqejnë fëmijët me qumësht gjiri.