Showbiz

Edhe Sam Smith një fans i Era Istrefit

Era Istrefi tashmë është një yll ndërkombëtar dhe çdo ditë po tërheq vëmendjen e mediave të huaja si edhe personazheve të famshëm.

Pas Rita Oras dhe Dua Lipas, fansi më i ri i saj është këngëtari i famshëm britanik Sam Smith. Orë më parë ai ka postuar në historinë e tij të Instagram-it ndër të tjera edhe këngën e Erës, “Bon Bon”.

Sam i cili ka qenë duke dëgjuar disa nga këngët e tij të preferuara ka gjetur veten edhe nën ritmet e “Bon Bon” të cilat me siguri i ka shijuar shumë.

E lumtur që ka tërhequr vëmendjen e një këngëtari të madh si Sam Smith, Era e ka falenderuar duke e ripostuar foton e këngëtarit në Instagram-in e saj.