Pardon My French

Ekskluzive/ Klajdi dhe Bruno zbulojnë bashkëpunimin e tyre më të ri

Shpesh kur nuk gjejmë fjalët e duhura për të thënë diçka me rëndësi, dërgojmë një këngë dhe në këtë mënyrë japim përgjigjen më të bukur që ekziston. Kështu ndodhi edhe me dy këngëtarët e njohur Klajdi dhe Bruno në një intervistë për Top Albania Radio.

Nuk kishte se si të mbyllej më bukur puntata e fundit e këtij viti në “Pardon My French” me energjinë pozitive të Klajdit dhe Brunos, të cilët janë pjesë e produksionit muzikor “ThreeDots”.

Dyshja e dashur për publikun ishin sot të ftuar në emisionin “Pardon My French” me Jonida Aliçkolli dhe Kejvin Kalo, intervista mes tyre ishte ndryshe nga çdo herë tjetër, gjithashtu me vete kishin edhe kitarën. Në një ambient të ngrohtë siç di ta dhurojë vetëm Radio, djemtë e shoqëruan bashkëbisedimin e tyre me këngë dhe shumë të qeshura.

Të pyetur për fëmijërinë e hershme, jetën private dhe bashkëpunimet e reja, Klajdi dhe Bruno i dhanë përgjigjet të dedikuara me këngë. Ata janë prej vitesh miq dhe tashmë e konsiderojnë njëri-tjetrin si vëllezër.

Sa i përket bashkëpunimit më të ri zbulohet ekskluzivisht se do ta bëjnë këtë janar, për vitin e ri 2021 me Flori Mumajesin.

Ta themi ekskluzivisht! Shpresojmë që nga janari do të kemi të dy një bashkëpunim me Florin, një duet unë, një duet Bruno…