Celebrities Gossip Showbiz

Ekskluzivisht për TAR, zbulohet e dashura e re e Krist Aliaj-t!

I pranishëm në inagurimin e Agjencisë së Industrisë Kreative ka qenë edhe një emër i njohur tashmë nga bota e showbiz-it shqiptar, bëhet fjalë për Krist Aliaj-n. Në një intervistë të zhvilluar me Top Albania Radio, ai zbuloi ekskluzivisht disa detaje dhe disa të reja në lidhje me temën e dashurisë dhe jetës së tij në këto momente. Ai ka zbuluar se:

Unë në fakt kam një pëlqim shumë të madh për një femër. Është konfidenciale por kam një pëlqim shumë të madh për një vajzë që nuk jeton në Shqipëri.

Kristi gjithashtu ka folur një lidhje edhe me idenë dhe mundësinë që Agjencia e Industrisë Kreative iu ofron të rinjve shqiptarë për t’u integruar në botën e artit.

Nëse kjo nismë i shtyn me të vërtetë të rinjtë që të kontribuojnë në kulturë, në art dhe në botë është e mrekullueshme nuk kam çfarë të them. Unë shpresoj që të jenë projekte të cilat të arrijnë dhe të tërheqin sa më shumë njerëz jo vetëm ata të artit, por të tërheqi të gjithë njerëzit e Tiranës dhe jo vetëm këtë kontigjentin 0.01% që shikojmë sot këtu. Pra duhet që të tërheqi edhe më shumë.

Duhet që këtë rreth pseudo-elitar ta përhapim dhe të ftojmë edhe njerëz të cilët kanë me të vërtetë interes që të kontribuojnë tek arti dhe të kultura. Unë kam ardhur me shpresë sepse e di që këtu ka shumë potencial prandaj duhen njerëzit e duhur në pozitat e duhura.