Showbiz

Eleni Foureira premton një spektakël prej 15 minutash në Festivalin e Këngës

Festivali i Këngës në RTSH pritet të nisë edhe për pak ditë ndërkohë që janë konfirmuar 3 të ftuar specialë që do të performojnë përgjatë mbrëmjeve të tij.

Në skenën e Festivalit të 58-të të këngës do të ngjitet natën e parë këngëtari italian Mahmood i cili shkëlqeu me pjesëmarrjen e tij në Eurovizion me “Soldi”.

Natën e dytë vjen Giusi Ferrieri e cila me hitet e saj ka kryesuar klasifikimet italiane dhe jo vetëm ndërsa natën e tretë vjen Eleni Foureira e cila në finalen e këtij spektakli do të performojë për plot 15 minuta.

Këngëtarja pritet të dhurojë një atmosferë të jashtëzakonshme duke kënduar disa nga projektet muzikore të saj më të njohura duke përfshirë atë që na pëlqen më shumë, “Fuego”.