Showbiz

Eleni Foureira rrëfen kujtimet nga Shqipëria dhe përse udhëton shpesh drejt saj

Këngëtarja me origjinë shqiptare Eleni Foureira vijon të jetë në qendër të vëmendjes nga mediat greke.

Këngëtarja shqiptare ,e cila në këtë edicion të Eurozion-it do të përfaqësojë Qipron është shprehur gjatë një interviste në Greqi se e viziton shpesh Shqipërinë.

Gjithashtu Eleni theksoi se arsyeja përse udhëton shpesh drejt vendlindjes, janë gjyshërit e saj të cilët ndodhen në Shqipëri.

“Ne jemi katër motra e vëllezër, familje e madhe. Më kujtohen vite të bukura, pa gjëra të shëmtuara. Dhe papritur më kujtohet që ndryshon gjithçka. Nisi lufta. Me plumba, me dhunë” -thotë ajo.

Eleni është mjaft e suksesshme në Greqi dhe vetëm pak kohë më parë zbuloi publikisht se është me origjinë shqiptare.