A Live Night Celebrities Gossip Music Showbiz

Elhaida Dani na zbulon herën e parë kur u ngjit në skenë dhe pagesën modeste që e mban mend dhe sot!

Elhaida Dani mbetet një nga artistet më të talentuara dhe të dashura për publikun shqiptar dhe jo vetëm, që dita-ditës na bën edhe më shumë krenarë me arritjet e saj. Sukseset e saj tashmë janë kthyer në ndërkombëtare dhe Elhaida po vazhdon të ngjitet me hapa galopantë në karrierën e saj. Puna e saj flet vetë për të, duke hasur në suksesshme të njëpasnjëshme edhe në skenat e huaja.

Teksa, intervistat e saj janë shumë të rralla, përpos sukseseve të saj që të gjithë tanimë i dimë, ndjekësit nuk e njohin artisten pak më shumë. Elhaida na zbulon herën e parë kur është ngjitur në skenë profesionale dhe pagesën që ka marrë nga puna e saj e parë.

Jam rritur në teatrin ‘Migjeni’ të Shkodrës, por jo si këngëtare soliste pasi nuk e dinte asnjë që unë këndoja deri në adoleshencë. Isha pianiste shumë e mirë në shkollë, studioja shumë. E mbylla në vetvete talentin, vetëm familja ime e dinte. Shikoja këngëtarët shkodran që këndonin në skenë dhe ëndërroja të isha unë. Isha 14 vjeçe kur këndova për herë të parë, mbaj mend dhe rrogën, ishte 40 mijë lekë të vjetra. I çova në shtëpi direkt. Edhe ka qenë ai moment që unë isha në një skenë të mirëfilltë, akoma dhe sot e kujtoj.