Showbiz

Ellie Goulding publikon klipin e projektit më të ri muzikor

Fansat e duan shumë dhe prandaj Ellie Goulding është gjithmonë pranë tyre me projekte të reja muzikore.

Së fundmi këngëtarja britanike ka publikuar klipin e prurjes së saj më të re muzikore e quajtur “Love I’m Given”.

33-vjeçarja shihet në klip e veshur me një mantelë floriri teksa hyn në palestër për të bërë boks. Kënga është pjesë e albumit të saj të ri “Brightest Blue” dhe është pritur mjaft mirë nga publiku.