Showbiz

Ellie Goulding tregon se si martesa e ka shpëtuar

Në prag të 10 vjetorit të lançimit të albumit të saj të parë “Lights”, Ellie Goulding ka pozuar si rrallëherë për “#Legend”.

Ajo ka realizuar disa foto për numrin e ri të revistës dhe tek disa prej tyre është shfaqur topless.

Gjatë intervistës këngëtarja britanike foli për martesën e saj Caspar Jopling dhe se si vendimi për të lidhur kurorë e ka bërë më të pavarur.

“Ju mund të mendoni se nuk keni më liri kur martoheni por unë mendoj të kundërtën. Martesa më ka dhënë shumë qetësi dhe një sens pavarësie, kam më tepër vetëbesim ndryshe kur isha në të 20-at, single dhe konfuze” -tha ajo.