Celebrities Film & Tv Gossip Showbiz

Elon Musk e ka të qartë emrin e aktorit i cili duhet duhet ta luajë atë në filmin biografik!

Miliarderi Elon Musk gjatë ceremonisë së 10-të të Çmimit Breakthrough, mori një moment për të ndarë mendimet e tij mbi filmin biografik të ardhshëm për jetën e tij, të drejtuar nga regjisori, Darren Aronofsky. Kur Deidre Behar e ET pyeti se kush duhet ta portretizojë atë, Musk e shmangi pyetjen, duke u përgjigjur: “Kush mendoni se duhet të luajë?” Megjithatë, kur u ngrit sugjerimi i Bradley Cooper, Musk nuk mundi të mos qeshte, duke u përgjigjur: “Uh, po për Benedict Cumberbatch?”

Musk më pas iu drejtua drejtpërdrejt Cumberbatch përmes kamerës, duke i thënë: “Në rregull, Benedict, çfarë mendon?” Musk ndau gjithashtu një vështrim në përpjekjet e tij për eksplorimin e hapësirës, duke zbuluar diskutimet me Tom Cruise rreth filmimit të një filmi Mission: Impossible në hapësirë.

Tom Cruise ka thënë se dëshiron të bëjë Misioni Impossible në hapësirë. Ne kemi pasur disa diskutime, por nuk jam i sigurt.

Historia e miliarderit të teknologjisë do të përshtatet në një film të bazuar në librin e Walter Isaacson, Elon Musk dhe me regji dhe prodhuar nga Aronofsky. Rikujtojmë se gjykata Supreme në Brazil ka hapur një hetim të veçantë ndaj Elon Musk nën akuzat mbi shpërndarjen e lajmeve të rreme.

Në vendimin e tij, gjyqtari Alexandre de Moraes tha se Musk ka filluar të zhvillojë një “fushatë dezinformuese” publike në lidhje me veprimet e gjykatës e cila kishte kërkuar nga miliarderi mbylljen e disa llogarive. “Pengimi i drejtësisë braziliane, nxitja e krimit, kërcënimi publik për mosbindje ndaj urdhërave të gjykatës dhe mungesa e bashkëpunimit janë fakte që nuk e respektojnë sovranitetin e Brazilit”,-tha Moraes. Bëhet e ditur se Musk së bashku me një rrjet njerëzish do të hetohen pasi dyshohet se kanë përhapur lajme të rreme kundër gjyqtarëve të Gjykatës Supreme braziliane.