Showbiz

Elton John, homazhe për Mac Miller gjatë koncertit të tij

Vetëm pak ditë më parë u njoftua se reperi i famshëm Mac Miller humbi jetën në shtëpinë e tij në Los Angeles pas një mbidoze.

Të gjithë nisën të bënin homazhet e tyre ndërkohë që fansat e zjarrtë të të ndjerit nisën të sulmonin online ishin e tij, këngëtaren Ariana Grande duke thënë se ishte ajo që e shtyu drejt vdekjes.

Ai i cili është përpjekur të qetësojë situatën dhe të përqëndrohet tek humbja e një artisti ishte pikërisht Elton John i cili gjatë një koncerti në Pensilvani, i kushtoi homazhe reperit të ndjerë.

Hapja e koncertit i’u kushtua Mac Miller me këngën “Don’t Let The Sun Go Down” ndërkohë që i përlotur, Elton John tha: “Shpresoj që tani të jesh i lumtur”.

Publiku i pranishëm e ka shoqëruar këngëtarin e famshëm gjatë këngës, duke krijuar një atmosferë të ndjerë.