Celebrities

Shtrohet në spital Elton John!

Këngëtari legjendar Elton John e ka kaluar natën në një spital në Francë, pasi u rrëzua në vilën e tij në Nice. 76-vjeçari u dërgua në departamentin ortopedik të qendrës spitalore Princess Grace në Monako, ku u trajtua për lëndime të lehta. “Elton vizitoi spitalin lokal si masë paraprake. Pas kontrolleve, ai është liruar menjëherë nga spitali dhe tani është kthyer në shtëpi në gjendje të mirë shëndetësore”,-shpjegon një zëdhënës i këngëtarit. Sir Elton po e kalon verën në Francë me bashkëshortin e tij David Furnish dhe dy djemtë e tyre pasi përfundoi turneun “Farewell Yellow Brick Road” në korrik.

Rikujtojmë, se performanca e fundit e legjendës së muzikës në turneun e tij të fundit në Mbretërinë e Bashkuar u përshëndet nga fansat teksa ai mbylli shfaqjen para disa javëve. Këngëtari i përlotur u shfaq në skenën Piramida të Glastonbury për shfaqjen e fundit në Mbretërinë e Bashkuar të turneut të tij Farewell Yellow Brick Road.

Ndërkaq, ajo që i zhgënjeu jo pak të pranishmit, ishin yjet me të cilët ka bashkëpunuar, të cilët nuk u ngjitën në skenë bashkë me të. Fillimisht, u përfol se Britney Spears do të performonte këngën “Hold Me Closer” në bashkëpunim me Elton John gjatë shfaqjes, por 41-vjeçarja nuk u shfaq. Nga ana tjetër një zhgënjim ishte edhe mungesa e këngëtares me origjinë shqiptare, Dua Lipa.