Celebrities Gossip Showbiz

Emina Çunmulaj i dedikon djalit fjalët më të ëmbla ende pa ardhur në jetë: “Mamaja do të mësojë si të bëhesh zotëri”

Para pak ditësh Emina Çunmulaj na tregoi pak nga atmosfera e ngrohtë në shtëpinë e saj me dy vajzat dhe bashkëshortin. Supermodelja është në pritje të ëmbël këtë herë të një djali dhe shumë pak nga ardhja në jetë e tij, ajo i dedikoi atij fjalët më të ngrohta.

Me anë të një postimi në Instagram ku Emina shfaqet me rroba banjo ngjyrë rozë dhe mban me duart e saj barkun e fryrë dhe e shoqëron me mbishkrimin:

Kemi dhe disa javë i vogli im, vetëm unë dhe ti. Dhe pastaj, bëhu gati sepse këtu është një botë e madhe që të pret dhe në të ka shumë njerëz që të duan aq shumë duke të pritur por dhe shumë gjëra që mamaja do të të mësojë teksa rritesh për t’u bërë një zotëri dhe një njeri i sinqertë.

E teksa duket se djali i shtëpisë po pritet me padurim pasi modelja pozoi së bashku me vajzat e saj me disa rroba banjo në të cilat shkruhej:

Mezi po presim të takojmë vëllain tonë të vogël!