Celebrities Gossip Showbiz

Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj sapo u vaksinuan dhe kanë një mesazh për ndjekësit!

Genc Prelvukaj dhe Eni Koçi janë një ndër çiftet më simpatike të showbiz-it. Nuk përfliten shumë në rrjete sociale, megjithatë nuk ngurrojnë asnjëherë ta urojnë njëri-tjetrin në rrjete sociale për raste të veçanta.

Ditën e sotme, dyshja kanë zbuluar në Instagram-in e tyre me anë të disa video-ve se kanë marrë dozën e parë të vaksinës. Ka qenë e para Eni, e cila me një foto ku duket në sallën e vaksinimit, ka shkruar:

Unë dhe tmerri nga gjilpërat. Unë zgjodha vaksinën Pfizer. Ju sugjeroj të ecni me hapin e shkencës dhe të bëni vaksinën. Duhen injoruar plotësisht teoritë e gabuara që kundërshtojnë marrjen e vaksinës.  

Më pas, Genci ka treguar se dhe ai gjithashtu po vaksinohet bashkë me partneren e tij.

U vaksinuam dy njerëz. Njëri në krah dhe tjetri në gjoks.

Sado u përpoqën ta fshihnin lidhjen mes tyre, ajo arriti t’u bënte publike. E duket se tanimë, këngëtarja nuk ka problem të flasë edhe për detaje nga jeta e tyre private. Eni madje, nuk e ka fare problem të tregojë marrëdhënien e saj me djalin e Gencit nga një lidhje e mëparshme. Këngëtarja zbuloi se me të ka marrëdhënie fanstastike.

Kam raporte fantastike. Pavarësisht të kaluarës, fëmija është bekim. Jeta është shumë e shkurtër, dhuroni vetëm dashuri. Nëse e doni partnerin tuaj, do e pranoni dhe do doni të gjithë familjen e tij pa përjashtim.