Celebrities Gossip Showbiz

Eni Koçi zbulon detaje nga jeta e saj private!

Eni Koçi, së bashku me motrën e saj Gretën nuk para flasin për jetën e tyre private. Megjithatë, sado u përpoqën ta fshihnin lidhja e Enit dhe Gencit arriti t’u bënte publike. E duket se tanimë, këngëtarja nuk ka problem të flasë edhe për detaje nga jeta e tyre private.

Së fundmi, në një seri Instastory-sh, ku ajo ka komunikuar me ndjekësit duke ju përgjigjur disa prej pyetjeve të tyre, Eni na ka treguar njohjen e saj me Gencin.

Me Gencin jemi njohur në një turne në Amerikë. Të them të drejtën në fillim më është dukur shumë mendjemadh dhe i thashë Gretës “obobo si do e shtyjmë në turne, ky as muhabet s’do na bëj” dhe përgjigjja e Gretës ishte: “eha sa e vret mendjen, sikur do bëjmë krushqi me të”. Përfundimin e dini besoj.

Jo vetëm kaq, por duket se Eni nuk e ka fare problem të tregojë marrëdhënien e saj me djalin e Gencit nga një lidhje e mëparshme. Këngëtarja zbuloi se me të ka marrëdhënie fanstastike.

Kam raporte fantastike. Pavarësisht të kaluarës, fëmija është bekim. Jeta është shumë e shkurtër, dhuroni vetëm dashuri. Nëse e doni partnerin tuaj, do e pranoni dhe do doni të gjithë familjen e tij pa përjashtim.

Jo vetëm kaq, por Eni dhe Genci shumë shpesh tregojnë dashurinë e tyre në rrjete sociale. Së fundmi, Genci ka festuar ditëlindjen dhe këngëtatja bukuroshe nuk ka ngurruar t’i bëjë urimin më romantik partnerit të saj të zemrës.