Aktualitet Politikë

“Djalli qëndron në detaje”/ Amnistia Penale, Alibeaj: Ratë dakord si pazari iu ka diktuar!

Projektligji për Amnistinë Penale është votuar me 116 pro në Kuvend, ndërsa menjëherë pas kësaj, fjalën e ka marrë nënkryetari i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj.

Alibeaj në nisje të fjalës së tij tha, se qëndrimet e palëve për këtë projektligj janë të qarta.

Ai bëri me dije se në këtë projektligj, ka dy cështje që janë për t’u sqaruar. Sipas tij me këtë projektligj përfitojnë persona të arrestuar nga GJKKO për korrupsion, që nis nga niveli i sekretarëve, drejtorëve dhe vijon vertikalisht poshtë.

Alibeaj:

 Qëndrimet e palave janë të qarta. Keni rënë dakord të votoni amnistinë, si pazari iu ka diktuar. Dua të përdor një batutë “Djalli qëndron në detaje”. Dy cështje dua të sqaroj. Këtu u tha se asnjë i dënuar nga GJKKO  nuk përfiton?

Po ua lexoj: Neni 5 thotë, përfitojnë 1.5 vite burra dhe 2 vite gra, të dënuar nga GJKKO.

Shkronja “a”, në nenin “75” përfshin veprat penale  që fillojnë me “k”. Ju jepet dora hajdutëve të administratës. Po është e vërtetë që nuk ka ministra, por nga niveli i sekreteve, drejtorëve dhe e gjithë hierarkia vertikale poshtë përfitojnë.

E dyta, për protestuesit është akoma më e thjeshtë. Keni ranë dakord që të thoni vetëm, “paragrafi i parë” ne nenet përkatëse.

110 deputetë votuan pro Amnistisë Penale këtë të enjte ndërsa kundër votoi Agron Shehaj, ndërsa Ermonela Felaj, abstenoi.

Diskutimet për amnistinë penale, u shoqëruan me debate në Kuvend, ku deputetët e grupimit të Bashës akuzuan Rithemelimin se kishte bërë “pazare” me qeverinë për të votuar pro amnistisë.

Nga kjo amnisti do të përfitojmë 1100 të dënuar, nga të cilët 700 do të lirohen menjëherë ndërkohë 400 të tjerë përfitojnë ulje dënimi. Ndërkohë pas miratimit të amendamentit të Gazment Bardhit, po ashtu përfitojnë edhe ish-drejtorë e funksionarë të dënuar nga GJKKO.