Celebrities Gossip

Eni Vasili konfirmon shtatzëninë duke postuar fotot e para me barkun e rrumbullakosur!

Moderatorja e njohur e emisionit “Open”, Eni Vasili, është në pritje të ëmbël. Dhe nëse për këtë kishit dyshime sot e vërteton vetë gazetarja. Eni për shumë kohë ka arritur ta mbajë të fshehtë shtatzëninë e saj. Pak netë më parë, ajo konfirmoi gjininë e bebushave sepse në fakt ajo do të sjelli në jetë jo një por dy fëmijë pasi po pret binjake.

Rikujtojmë, se në nisje të “Open”, ishte kryeministri Edi Rama ai që uroi moderatoren për lajmin e bukur dhe që zbuloi se ajo po pret binjake, madje tregoi edhe gjininë.

Më vjen mirë që të shoh nga afër se doja të të uroja për pritjen. Të pata shumë zili kur dëgjova që ke dy dhe akoma më shumë që i ke vajza. Të uroj vetëm të mira. Eni ka dy vajza binjake që i pret. Kjo nuk është gënjeshtër e 1 prillit.

Vasili konfirmoi fjalët e kryeministrit, duke pranuar kështu edhe shtatzëninë për herë të parë publikisht. Ajo ka ndarë madje në Instagram fotot e para me barkun e rrumbullakosur.

Dhe meqë paparazi nxitoi të jepte lajmin para meje u ndje i detyruar të sillte fotot të paktën.

 

Vasili është në një marrëdhënie dashurore disa vjeçare me inxhinierin e quajtur Armand.