Celebrities Film & Tv Showbiz

Ermal Mamaqi flet për gjendjen aktuale të industrisë së filmit në Shqipëri, si po ndikon kjo tek producentët?!

Të ftuar në emisionin “Top Story” kanë qenë disa nga figurat më të shquara në industrinë e filmit në Shqipëri. Prej disa vitesh producentë dhe regjisorë janë duke eksploruar në një treg që ka shumë hapësirë por pak mbështetje. Prodhimi i parë i Top Channel Films, “Në Kuadër të Dashurisë”, rezultoi një sukses i padiskutueshëm në Shqipëri, me qindra shfaqje në te gjitha kinematë për të vijuar më pas në Kosovës, Maqedoni, Zvicër dhe Itali.

Producenti Ermal Mamaqi, i ftuar në diskutimet për epokën e re të filmit shqiptar dha disa opinione dhe si mund të ndihmohet financiarisht industria dhe filmi independet, siç e quan ai. Një pjesë e shpenzimeve që bëhen për të xhiruar një film duhet të kompensohen nga shteti.

50% ka filmi amator, 20% filmi komercial dhe 30% është një lloj buxheti që i atribuohen filmave të huaj, “tax free”, ky është një subvencion që duhet të futet edhe në Shqipëri pasi ndihmon edhe në prodhimin e filmave të huaj që mund të xhirohen në Shqipëri. Jo më larg se në Janar pata xhirime me një kompani italiane. Filmi u xhirua pothuajse i gjithi në Shqipëri. Buxheti që u harxhua ishte 300 mijë euro, jo ndonjë gjë, por siç erdhën u lanë të gjitha këtu, duke mos e bërë të lumtur palën italiane. E gjithë bota e ka kështu. Nëse ti do të xhirosh një film në Itali, ti harxhon 100 mijë euro kur kthehesh ata të japin 35 mijë euro mbrapsht.

Një tjetër faktor sipas Ermalit është:

Të zbritet nga tatim fitimi sponsorizimi i firmave që ndihmojnë dhe mbështesin filmin.

Faktor që edhe producenti Ledion Liço u bashkua. Producenti Ols Abazi mendon ndryshe nga dy producentët e tjerë. Ai tha:

Nëse në Shqipëri do të kishte 1 kinema çdo qytet unë do të bëja 5 filma në vit. Sepse industria e filmit në Amerikë nuk ka lidhje me shtetin, ka lidhje me kinematë. Ti bën një produkt dhe ua çon atyre që e blejnë.