Showbiz

Ermal Meta i bashkohet dhembjes së shqiptarëve, jep kontributin e tij për të prekurit nga tërmeti

Ashtu si shumë artistë të tjerë shqiptarë e të huaj që janë solidarizuar me dhembjen e të gjithëve ne në këto ditë të vështira dhe kanë kontribuar për tu ardhur në ndihmë të prekurve nga tërmeti, këtë gjë bëri edhe Ermal Meta.

Këngëtari me origjinë shqiptare është prekur shumë nga tragjedia saqë ka vendosur të ndërtojë shtëpinë e një prej familjeve që u shpall e pabanueshme nga tërmeti i 26 nëntorit.

Ermali vendosi t’i bashkohet apelit të Erion Veliajt duke dhënë kontributin e tij. Ai ka zgjedhur familjen Alla, për tu ndërtuar shtëpinë në mënyrë që ata të mos e kalojnë dimrin mes rrënojave dhe të ftohtit.