Vanity Fair Italia në një shkrim dhe intervistë për këngëtarin shqiptar, fitues të Sanremos, Ermal Meta shkruan për pasionin e tij për këngën, ato çfarë ka arritur deri tani dhe për të ardhmen.
Si po e jetoni këtë sukses? Në një vit ju ndryshoi jeta.
Gjithçka është dyfishuar krahasuar me vitin e shkuar. Ndërveprimet në rrjetet sociale, disqet e shitura. Mendova se i kisha lodhur njerëzit, pas tre vitesh. Duhet heshtja herë pas here: vitin e ardhshëm nuk ka koncerte, 2019 do të jetë një vit pushimi.
Pse?
Kam nevojë të shlodhem pak, të udhëtoj. Më pëlqen të shkoj në Indi: të shkruaja një roman të frymëzuar nga ato vende. Dua të marr me qira një “bed&breakfast” në Islandë, një dhomë me piano, vetëm për të shkruar. Pastaj dua të shkoj në Amerikë, nga bregu në breg me makinë, me vëllain tim. E ndoshta dhe në Japoni, dhe disku im i ardhshëm do të frymëzohet nga tinguj oriental