Showbiz

Eugent Bushpepa dhe Eleni Foureira bashkohen në Eurovizion

Edhe pak ditë na ndajnë nga spektakli i shumëpërfolur i Eurovizionit në të cilin përfaqësuesi ynë Eugent Bushpepa pritet të shkëlqejë me performancën e tij.

Gjithashtu është bërë me dije se ka edhe dy shqiptarë të tjerë që do të përfaqësojnë Italinë dhe Greqinë të cilët janë Ermal Meta dhe Eleni Foureira.

Bushpepa duket se ka shfrytëzuar momentin për të na bërë të gjithëve krenarë. Së fundmi ai ka shpërndarë në rrjetet sociale një foto ku shfaqet me Elenin dhe të dy kanë fromuar me duar shqiponjën dy krenare.

“Ajo do të ndezë skenën e Eurovizionit”,shkruan Genti në diçiturën e fotos e cila më pas është komentuar pozitivisht nga publiku dhe fansat e tij.