Showbiz

Eugent Bushpepa: “Nuk e prisja që të shkoja në finale”

Eugent Bushpepa tregoi çdo gjë për eksperiencën e tij në Festivalin Europian teksa ka qenë i ftuar mbrëmjen e kaluar në “Top Show Magazine”.

Këngëtari i famshëm u rendit i 11-i në finalen e madhe edhe pse fillimisht duke qenë shumë kritik ndaj artit të tij u shpreh se nuk e priste që të arrinte deri aty.

Tekstshkruesi dhe kantautori i “Mall” zbuloi se kënga përfaqësuese e Shqipërisë në “Eurosong” është lavdëruar shumë për tekstin shqip dhe kjo gjë e ka bërë të ndihet krenar.

“‘Mall’, ishte ndryshe nga këngët që u prezantuan aty, pa nuanca moderne por që është lavdëruar që në fillim. Eurovizioni ishte një dritare shumë e madhe për të paraqitur artin jashtë kufijve gjithashtu edhe një rritje profesionale” ,-tha Bushpepa.