A Live Night Celebrities Gossip

Eugent Bushpepa: “Jeta e një artisti është shumë e vështirë, luftojmë edhe me depresionin!”

‘A Live Night’ padyshim që përgjatë gjithë javëve të fundit ka sjellë për ju intervistat më unike dhe muzikën ‘live’ më të mirë nga artistët më në zë dhe të talentuar të showbiz-it tonë. Këtë të shtunë, Eugent Bushpepa ka rrëfyer gjithë jetën e tij, duke nisur nga fëmijëria, sakrificat që ka bërë për t’ju futur botës së artit, jeta personale, fama dhe shumë të tjera.

Por, si një artist shumë i madh, Eugenti na rrëfen dhe vështirësitë që ka rruga e artit.

70% punë, 30% talent, pa futur dhe disa gjëra të tjera që janë mosabuzimi që përgjithësisht rokerët e kanë, por mendoj që talentin Zoti ta jep, por duhet të punosh për të. Kam përshtypjen se një artist i mirëfilltë nuk gjen asnjëherë paqe me veten, është gjatë gjithë kohës në kërkim të paqes me veten e tij, deri në momentin që vendos të mos bëj më art. Një artist i mirë është një artist që është në luftë me veten gjatë gjithë kohës. Jeta e artistit është shumë e vështirë dhe nuk është nga ana fizike, por nga ana psikologjike. Për mendimin tim një artist lufton me depresionin, lufton me mendimet e tij, lufton me faktin që nuk arrin t’i shprehë si duhet mendimet e tij. Unë vazhdoj të kem akoma emocione pas 20 e ca vitesh në skenë, madje më janë shtuar. Është gjithmonë një luftë psikologjike me veten, është shumë e vështirë per ta duruar, mos t’ju duket se puna e artistit është e lehtë se  është shumë e veshtirë.