Showbiz

Eugent Bushpepa performon i treti në natën e parë të Eurovizionit

Faqja zyrtare e “Euro Song” ka publikuar renditjen përfundimtare të vendeve që do prezantohen në dy gjysmëfinalet e Festivalit Europian të Muzikës.

Eugent Bushpepa performon i treti në natën e parë të spektaklit i cili do të përfaqësojë Shqipërinë me këngën “Mall” i shkruar dhe kompozuar nga vetë artisti.

Më datë 8 maj në Portugali do të jenë 19 shtete që do të garojnë në gjysmëfinale dhe vetëm 10 prej tyre do të kualifikohen në finalen e madhe.

Bushpepa, nga sondazhet e mbajtura online është një ndër më të preferuarit e publikut së bashku me shqiptarin tjetër që përfaqëson Italinë, Ermal Meta.

Genti javën e kaluar dhuroi shumë emocione në skenën e “The Voice Kids” ku performoi “Mall”, klipi i së cilës përmban detaje të veshjeve tradicionale shqiptare.