Showbiz

“Eurovision”, Italia vlerëson me 0 pikë Shqipërinë, reagon Ermal Meta

Finalja e “Eurovision” mbrëmjen e së shtunës la mjaft pakënaqësi mes shteteve për mënyrën e vlerësimit të tyre.

Ndërkohë që Azerbajxhani na surprizoi duke na dhënë pikët maksimale, fqinji ynë Italia nuk na dha asnjë pikë ndërkohë që Ermal Meta dhe Fabrizio Moro morën 12 të tilla nga vendi ynë.

I konfuzuar si të gjithë ne, Ermal Meta ka vendosur të reagojë në Twitter. Përmes një postimi në rrjetin social këngëtari me origjinë shqiptare tha se nuk e kupton këtë vendim të jurisë Italiane.

“Unë do t’ja kisha dhënë Shqipërisë. Zëri dhe intonacioni i Eugentit ishte mbreslënës” ,-ka shkruajtur ai.