Showbiz

Eva Longoria: “Lindja e djalit ka ndryshuar rrënjësisht jetën time”

Ylli i “Shtëpiake të Dëshpëruara” si rrallëherë ka folur për jetën e saj përsonale në një intervistë për “Haute Living”.

Më 19 qershor të vitit 2018 u bë nënë për herë të parë duke sjellë në jetë djalin e saj Santiago. Aktorja u shpreh se ardhja në jetë e djalit ka ndryshuar rrënjësisht jetën e saj.

Të qenit nënë ashtu si shumë gra të tjera është diçka magjike por shumë e lodhshme njëkohësisht. “Ai merr të gjithë kohën tonë. Po përpiqem të jem mama tolerante duke e lënë Santin të mësojë vetë se çfarë është e drejtë dhe çfarë e gabuar.” -tha ajo gjatë intervistës

44-vjeçarja lidhi kurorë në vitin 2016 me Jose Banton në një ceremoni private në Meksikë.