Celebrities Music Showbiz

Evolucioni i një ikone të muzikës pop, Beyoncé!

Pas më shumë se dy dekadash në qendër të vëmendjes, Beyoncé është bërë më shumë se sa thjesht një ikonë e muzikës pop. Ajo është një forcë e madhe kulturore e cila ka përcaktuar pritshmëritë dhe është transformuar në mënyrën se si ne e kuptojmë fuqinë e artit, për të ndryshuar mënyrën se si e shohim veten dhe të tjerët. Por tani që ajo është në të 40-at e saj, ndihet sikur deri tani thjesht ka prekur sipërfaqen e asaj që ajo mund të bëjë.

Beyoncé Knowles-Carter lindi gjatë një periudge të revolucionit digjital dhe duke ditur se si të navigonte këtë, kjo është superfuqia e saj artistike. Ajo ka ndërtuar kompaninë e saj “Parkwood Entertainment” dhe e ka kthyer atë në një risi që përfshin një linjë mode “Ivy Park”. Tashmë ajo është një nënë e tre fëmijëve, Blue Ivy 9 vjeçe dhe binjakët Rumi dhe Sir, 4 vjeç. Beyoncé dhe Jay Z janë shpallur imazhet e Tiffany & Co. Herë pas here këngëtarja pyet veten nëse kjo është vërtet ajo që dëshiron t’i transmetojë botës. Tashmë në moshën 40-vjeçare, Beyoncé dëgjon vetëm zërin e saj.

Por çfarë ka mësuar ajo gjatë gjithë këtyre viteve?

Dekada e parë e jetës sime i është kushtuar ëndrrave. Unë isha introverte dhe kur isha fëmijë nuk kam folur shumë. Shpenzoja shumë kohë me imagjinatën time. Tani i jam mirënjohëse atyre viteve të heshtura. Të qënit e ndrojtur më ka mësuar empatinë dhe më ka dhënë mundësinë që të lidhem më shumë me njerëzit. Tani nuk jam më e ndrojtur, por nuk jam e sigurtë nëse do të ëndërroja kaq shumë nëse nuk do të ishte për shkak të atyre viteve të sikletshme. Në moshën 7-vjeçare, merrja pjesë në kompeticione kërcimi dhe këndimi. Kur isha në skenë, ndjehesha e sigurtë. Shpesh isha vajza e vetme me ngjyrë dhe aty fillova të kuptoja se duhet të kërceja dhe të këndoja dy herë më shumë se të tjerët. Duhet të kisha prezencë skenike, sharm dhe zgjuarsi nëse doja që të fitoja. Fillova të merrja mësime opera në moshën 9-vjeçare dhe kur isha 10 vjeçe, kisha të paktën 50 apo 60 këngë të regjistruara në studio.

Kur isha 13 vjeçe, pata lëndimin tim të parë vokal pasi këndova për shumë orë. U frikësova sepse mendova se karriera ime do të përfundonte. Doktorët më thanë që duhet të pushoja gjatë gjithë verës dhe unë u bëra përsëri e heshtur. U rrita duke dëgjuar psalme nga James 2:17 – “Besimi pa punuar, është i pavlerë”. Qëllimi i mirë thjesht nuk ishte i mjaftueshëm, unë e dija se duhet të punoja fort. Asnjë fëmijë tjetër në shkollën time nuk e dinte se unë këndoja, pasi unë nuk flisja. Energjia ime shkoi e gjitha tek grupi “Destiny’s Child” dhe tek ëndrra jonë e t’u bërit muzikante. Nëse diçka nuk po më ndihmonte që të arrija qëllimet e mia, unë nuk e investoja kohën time tek ajo. Sakrifikova shumë gjëra dhe u largova nga çdo shpërqëndrim. Ndihesha se nuk duhet ta katranosja punën. E ndjeja presionin dhe sytë e publikut që më shihnin sikur prisnin që unë të rrëzohesha. Nuk mund ta zhgënjeja familjen time pas gjithë atyre sakrificave që bënë për mua dh për grupin. Doja që të thyeja çdo stereotip të krijuar për yjet me ngjyrë, që binin viktimë e aloolit apo të drogës. E dija se më ishte dhënë një mundësi fantastike dhe kisha vetëm një shans për ta bërë të funksiononte.

Të 20 -tat e mia kishin të bënin me krijimin e një themeli të fortë për karrierën time dhe krijimin e trashëgimisë sime. Unë u përqendrova në suksesin komercial dhe numrin një dhe duke qenë një vizionare, pa marrë parasysh sa barriera më duheshin të kapërceja. Mësova fuqinë për të thënë ‘jo’. Mora kontrollin e pavarësisë sime në moshën 27 -vjeçare dhe krijova “Parkwood Entertainment”. Në atë kohë, nuk kishte një kompani që bënte atë që më duhej të bëja ose drejtonte ashtu siç doja që ajo të funksiononte. Kështu, unë krijova këtë ndërmarrje të shumëfishtë që ishte një agjenci krijuese, kompani diskografike, kompani prodhuese dhe kompani menaxhuese për të prodhuar dhe punuar në projekte që kishin më shumë rëndësi për mua. Doja të menaxhoja veten dhe të kisha një kompani që vendos artin dhe krijimtarinë në radhë të parë.

Unë i mblodha së bashku këta vizionarë të rinj dhe mendimtarë të pavarur për të bashkëpunuar. Doja që gratë e forta të ishin në rolet kryesore në të gjithë kompaninë time, kur pjesa më e madhe e industrisë ishte ende e dominuar nga meshkujt. Doja bashkëpunëtorë të cilët nuk ishin lodhur nga bota e korporatave dhe nuk do të kishin frikë të bashkoheshin me mua kur më erdhën idetë jokonvencionale, një ekip që do të më sfidonte, por nuk do të ishte i kushtëzuar të thoshte se nuk duhet bej dicka.

Mbaj mend që isha në një takim duke diskutuar analitikën, dhe më thanë se hulumtimi zbuloi se fansave të mi nuk u pëlqen kur fotografitë e mia ishte bardh e zi. Ata më thanë që nuk do të shisja nëse nuk do të ishte me ngjyra. Kjo ishte qesharake. Më mërziti fakti që një agjenci mund të diktonte atë që donin fansat e mi bazuar në një sondazh. Kë pyetën ata? Si është e mundur të përgjithësohen njerëzit kaq shumë? A janë të sakta këto studime? A janë ata të drejtë? Isha aq e rraskapitur dhe e mërzitur me këto kompani korporative të formulës, saqë gjithë projektin tim të ardhshëm e bazova në fotografinë bardh e zi, përfshirë videot për “Single Ladies” dhe “If I Were A Boy”.

Unë isha shumë e interesuar për xhirimet e filmit, dhe projekti im i parë ishte drejtimi i koncertit “I Am… World Tour”. Mësova se si ta redaktoja prerjen vetë me Final Cut Pro, dhe ishte fillimi i një dashurie dhe shprehjeje krijuese të sapo zbuluar, e cila çoi në krijimin e albumit vizual me albumin tim të titulluar “Beyoncé”, pastaj “Lemonade”, “Homecoming” dhe “Black Is King”.

Të 30 -tat e mia ishin për fillimin e familjes sime dhe jeta ime u bë më e rëndësishme se karriera ime. Kam punuar për të shëruar traumat e brezave dhe e kam kthyer zemrën time të thyer në art që do të ndihmonte në ecjen përpara të kulturës. Të 30 -at e mia ishin për të gërmuar më thellë. Në vitin 2013, fillova BeyGOOD për të ndarë mentalitetin se të gjithë ne mund të bëjmë diçka për të ndihmuar të tjerët, diçka që prindërit e mi e futën tek unë që në moshë të re, për të frymëzuar të tjerët që të jenë të sjellshëm, të jenë bamirës dhe të jenë të mirë. Ne u përqëndruam në shumë fusha të nevojës, duke përfshirë rikuperimin pas dëmeve të uraganit, arsimin me bursa për kolegje dhe universitete në SHBA, një program bursash në Afrikën e Jugut, të drejtat e grave, mbështetjen e bizneseve të pakicave, ndihmën e familjeve me nevoja për strehim, kriza uji, kujdes shëndetësor pediatrik , dhe lehtësimin e pandemisë. BeyGOOD është bërë një nismë mbarëbotërore për ofrimin e mbështetjes brenda dhe jashtë vendit. Ka qenë gjithmonë e rëndësishme për mua të ndihmoj të tjerët dhe të kem një ndikim pozitiv në botë. Unë kam punuar për të ngritur njerëzit e mi lart, për të ndryshuar perceptimet në mënyrë që fëmijët e mi të mund të jetojnë në një botë ku ata shihen, festohen dhe vlerësohen.

Kam kaluar kaq shumë vite duke u përpjekur të përmirësoj veten dhe të përmirësoj gjithçka që kam bërë dhe jam në një pikë ku nuk kam më nevojë të konkurroj me veten time. Nuk kam interes të shikoj prapa. E shkuara është e shkuar.

Si e përpunoni botën në ndryshim të kulturës së famshëm dhe mbroni veten tuaj të brendshme?

Ne jetojmë në një botë me pak kufij dhe shumë qasje. Ka kaq shumë terapistë në internet, kritikë të komenteve dhe ekspertë pa ekspertiencë. Realiteti ynë mund të shtrembërohet sepse bazohet në një algoritëm të personalizuar. Na tregon çfarëdo të vërtete që ne po kërkojmë, dhe kjo është e rrezikshme. Ne mund të krijojmë realitetin tonë të rremë kur nuk ushqehemi me një ekuilibër të asaj që po ndodh vërtet në botë. Është e lehtë të harrosh se ka ende shumë për të zbuluar jashtë telefonave tanë. Unë jam mirënjohëse që kam aftësinë për të zgjedhur atë që dua të ndaj me të tjerët. Unë doja që fokusi të ishte në muzikën time, sepse nëse arti im nuk është mjaft i fortë ose kuptimplotë për t’i mbajtur njerëzit të interesuar dhe frymëzuar, atëherë jam në biznesin e gabuar.

Mund të jetë e lehtë të humbasësh veten shumë shpejt në këtë industri. Të merr shpirtin dhe dritën tënde, pastaj të nxjerr jashtë. E kam parë jo vetëm me të famshëm, por edhe me producentë, regjisorë, drejtues, etj. Nuk është për të gjithë. Para se të filloja, vendosa që do ta ndiqja këtë karrierë vetëm nëse vetëvlerësimi im varej më shumë nga suksesi. Unë jam rrethuar me njerëz të ndershëm që admiroj, të cilët kanë jetën dhe ëndrrat e tyre dhe nuk janë të varur nga unë. Njerëz nga të cilët mund të rritem dhe mësoj dhe anasjelltas.

Si ndikoi edukimi juaj në artin dhe biznesin tuaj?

Nëna ime ka qenë gjithmonë mbretëresha ime dhe ende është. Ajo ka qenë gjithmonë kaq e fortë dhe e mbushur me humanizëm. Ajo punonte 18 orë në ditë me duart me kallo dhe këmbë të fryra. Pavarësisht se sa e lodhur ishte, ajo ishte gjithmonë profesioniste, e dashur dhe frymëzuese. Unë përpiqem të trajtoj punën time dhe të drejtoj kompaninë time në të njëjtën mënyrë. Babai im më inkurajonte vazhdimisht të shkruaja këngët e mia dhe të krijoja vizionin tim. Ai është arsyeja që kam shkruar dhe prodhuar në një moshë kaq të re. Mbaj mend kur fillova të dëgjoja që njerëzit më kritikonin pasi kisha shtuar peshë. Isha 19 vjeçe. Asnjëra nga rrobat e modeleve nuk më përshtatej. U ndjeva pak e pasigurt dhe u zgjova një ditë dhe nuk pranova të ndieja keqardhje për veten time, kështu që shkrova “Bootylicious”. Ishte fillimi i përdorimit të gjithçkaje që më dha jeta dhe shndërrimit të saj në diçka fuqizuese për gratë dhe burrat e tjerë që po luftonin me të njëjtën gjë.

Moda shpesh mund të ndihmojë për të na fuqizuar gjithashtu. Mund të na tregoni për frymëzimin pas koleksionit tuaj të ri IVY PARK?

Ky koleksion është një përzierje e fëmijërisë sime duke u rritur në Teksas dhe pak nga historia amerikane. Unë u rrita duke shkuar në rodeo në Houston çdo vit. Ishte kjo përvojë mahnitëse e larmishme dhe multikulturore ku kishte diçka për çdo anëtar të familjes, duke përfshirë çdo gjë. Ne u frymëzuam nga kultura dhe trillimi i rodeos Houston. Ne kombinuam elementë klasikë me veshjet atletike të IVY PARK x adidas, duke shtuar krijimtarinë tonë. Jam e emocionuar që IVY PARK x adidas tani do të shfaqë veshje për fëmijë. Në pushimet tona familjare, ne na pëlqen të koordinojmë veshjet tona. Fëmijët e mi janë zakonisht në xhirime me mua dhe ne e gjejmë veten duke i veshur ata në rroba në mënyrë që të mund të përputhemi. Pra, është një progres i natyrshëm për IVY PARK të prezantojë një përzgjedhje të siluetave kryesore për fëmijët.

Na tregoni për rrethin tuaj të afërt. Si kanë ndikuar tek ju gratë në jetën tuaj?

Miqtë e mi më të ngushtë janë gra të shkëlqyera që drejtojnë kompani, janë sipërmarrëse, nëna, gra dhe familjare. Kelly Rowland dhe Michelle Williams janë akoma mikeshat e mi më të mirë. Unë tërhiqem drejt grave të forta, si motra ime e jashtëzakonshme, Solange. Ajo është plot mençuri dhe është personi më i mrekullueshëm që njoh. Unë u ekspozova ndaj aq shumë grave sipërmarrëse sa i admirova ato. Mjeket, pronaret e bizneseve, artistet, mësueset, nënat – të gjitha erdhën në sallonin e mamasë sime. Unë pashë nga afër se si një sallon mund të jetë një vend i shenjtë për gratë. Më kujtohet gjallërisht një kliente që ishte një këngëtare e operës. Ajo kishte udhëtuar në të gjithë botën dhe do të tregonte këto histori të jashtëzakonshme. Do të më pëlqente të dëgjoja për udhëtimet e saj dhe vendosa që një ditë do të udhëtoja edhe nëpër botë. Unë kam parë se sa emocionet e grave të me ngjyrë janë të lidhura me flokët dhe bukurinë tonë. Industria e bukurisë nuk i kupton gjithmonë këto emocione dhe atë që na nevojitet. Unë dua të ndërtoj një komunitet ku gratë e të gjitha racave mund të komunikojnë dhe ndajnë disa nga ato sekrete, kështu që ne mund të vazhdojmë të mbështesim dhe të kujdesemi për njëra-tjetrën.

Kur mund të presim muzikë të re?

Me gjithë izolimin dhe padrejtësinë gjatë vitit të kaluar, unë mendoj se të gjithë jemi gati për të ikur, udhëtuar, dashuruar dhe qeshur përsëri. Ndjej një rilindje që po shfaqet dhe dua të jem pjesë e ushqyerjes së atij largimi në çfarëdo mënyre të mundshme. Unë kam qenë në studio për një vit e gjysmë. Ndonjëherë më duhet një vit që të kërkoj personalisht mijëra tinguj për të gjetur goditjen e duhur. Një kor mund të ketë deri në 200 harmoni të grumbulluara. Megjithatë, nuk ka asgjë si sasia e dashurisë, pasionit dhe shërimit që ndiej në studion e regjistrimit. Pas 31 vitesh, ndihet po aq emocionuese sa ishte kur isha nëntë vjeç. Po, muzika e re është rrugës!

Çfarë shpresoni të sjellë kjo dekadë e ardhshme?

Dëshira ime është që të 40-at e mia të jenë argëtuese dhe plot liri. Dua të ndiej të njëjtën liri që ndiej në skenë çdo ditë të jetës sime. Dua të eksploroj aspektet e vetes sime që nuk kam pasur kohë t’i zbuloj dhe të kënaqem me bashkëshortin dhe fëmijët e mi. Dua të udhëtoj. Unë dua që kjo dekadë e ardhshme të ketë të bëjë me festimin, gëzimin dhe dhënien dhe marrjen e dashurisë. Dua t’i jap të gjithë dashurinë që kam njerëzve që më duan. Kam bërë aq shumë në 40 vjet sa thjesht dua të shijoj jetën time. Kam në plan të krijoj biznese jashtë muzikës. Kam mësuar se duhet të vazhdoj të ëndërroj. Një nga citatet e mia të preferuara është nga shpikësi Charles Kettering: “Imagjinata jonë është kufiri i vetëm në atë që mund të shpresojmë të kemi në të ardhmen.”