Showbiz

Falimenton kompania e Harvey Weinstein

Duket se gjithë jeta e karriera e Harvey Weinstein po merr fund. Ai ka shpallur falimentimin e kompanisë së tij filmike e ngritur në vitin 2005.

Skandalet dhe akuzat për ngacmime seksuale dhe përdhumin kanë bërë që dhjetra femra në Hollywood të ngrenë një padi kundra tij duke rezultuar kështu në shkatërrimin e karrierës dhe falimentimin e kompanisë.

Krerët e ‘Weinstein Company’ u përpoqën ta shpëtonin duke tentuar t’ja shisnin një grupi investuesish mirëpo bisedimet dështuan dhe ata shpallën zyrtarisht falimentimin. Shkak për këtë ngjarje ka qenë edhe një padi e ngritur kundrejt kësaj kompanie nga Prokuroria e New York-ut.

‘Weinstein Company” ka realizuar filma të suksesshëm si; “The King’s Speech”, “Inglorious Basterds”, “Lion”, “Silver Linings Playbook” apo “The Hateful Eight”.