Showbiz

Fansat ankohen për fotot e shtatzënisë, reagon modelja shqiptare

Ajo është në pritje të ëmbël dhe shumë shpejt do të sjellë në jetë fëmijën e saj të dytë e megjithatë kjo nuk e ka ndaluar të jetë aktive në rrjetet sociale.

Emina Cunmulaj, modelja shqiptare e cila prej vitesh jeton në Shtetet e Bashkuara po e shijon në maksimum pritjen e ëmbël dhe thuajse çdo ditë na zbulon foto të barkut të saj të fryrë.

Duket se postimet e saj të shumta janë kthyer në bezdi për një pjesë të fansave të saj të cilët i kanë kërkuar të mos e zbulojë më barkun e rrumbullakët.

Modelja jo vetëm që nuk ka pranuar t’ua plotësojë kërkesën por ka reaguar nëpërmjet një postimi në rrjetin social Instagram ku shfaq një foto të sajën me barkun e madh dhe një diçiturë thumbuese për të gjithë ata që nuk i pëlqejnë këto pamje.

“Ata më thanë, mjaft me këto foto të barkut, ndërsa unë u them ose mësohuni ose zhdukuni. Jam shumë krenare dhe e bekuar që Zoti më ka dhënë mundësinë të përjetoj një ndër dhuratat më të bukura në botë, atë të të dhënit jetë. Nuk është turp të tregosh barkun e fryrë dhe gji dhënien, prandaj të gjitha femrat ashtu si unë duhet t’i shfaqin me krenari” -ka shkruar ndër të tjera Emina Cunmulaj.