Celebrities Gossip Showbiz

Fëmijët e Madonna-s të shqetësuar për të, çfarë ka ndodhur me këngëtaren?!

Fëmijët e Madonna-s thuhet se janë të shqetësuar për nënën e tyre pasi ajo ndau një seri ‘fotosh shqetësuese’. Këngëtarja shkaktoi mjaft polemika kur u shfaqën fotot e saj ku dukej vite më e re se mosha e saj aktuale.

Shumë e kanë akuzuar yllin se ka shkuar shumë larg me operacionin plastik, edhe pse ajo nuk e ka konfirmuar ende se ka bërë diçka. Madonna është nëna e djemve Rocco Ritchie dhe David Banda, të cilët i ndan me ish-in Gay Ritchie, vajzës Lourdes Leon, të cilën e ndan me ish-in Carlos Leon dhe vajzat Mercy, dhe binjaket Estere dhe Stella. Një burim i tha revistës Heat:

Lourdes, Rocco dhe fëmijët e tjerë e shmangin këtë temë me mamanë e tyre, por ka arritur në fazën që po shqetësohen për të. Ajo nuk është gati të heqë dorë nga muzika, por e gjithë industria është kaq e fokusuar tek të rinjtë.

Burimi shtoi se ideja për të humbur identitetin e saj të Madonna-s ishte e paimagjinueshme për yllin dhe kështu shpresa e vetme për ndryshim ishte përmes fëmijëve të saj. Fansat nuk mund të mos i komentonin fotografitë e fundit të yllit në të cilat ajo duket një botë larg çdo 63-vjeçareje normale. Një nga 17.7 milionë fansat e saj në Instagram shkroi:

Çfarë nuk shkon me faqet e saj? Photoshop shkoi keq.