Celebrities Gossip Showbiz

Finem arrin të bëhet pjesë e ‘Top Awards’ me projektin e tij më të fundit muzikor!

Finem është një nga artistët më të përfolur të gjeneratës së re të reperave. Padyshim që ai numëron mjaft hite, por kënga që e bëri të njohur për publikun është ‘Benzi’. Projekti i tij më i fundit muzikor është ‘Lutem’, një projekt solo i gjithi dedikuar dashurisë.

Në vetëm një javë, kënga jo vetëm që numëron mbi 2 milion klikime, por ka arritur të bëhet dhe pjesë e ‘The Top List’, një sukses vërtet i madh ky për artistin e sidomos në  këtë sezon veror ku nuk kanë munguar hitet e shumta dhe bashkëpunimet. Këtë e ka bërë me dije vetë llogaria zyrtare e ‘Top Awards’ në Instagram, që është ripostuar nga vetë reperi.

Epo, i urojmë suksese Finem!

‘Zhurmës’ së konfliktit mes Don Xhonit dhe Finem i është bashkuar dhe Stresi i cili njihet për miqësinë e tij me këtë të fundit, madje dhe kanë bashkëpunuar në disa projekte muzikore. Pak muaj më parë, ai ndau një Instastory ku shfaqej duke dëgjuar një pjesë nga ‘diss-i’ i Finem për Don Xhonin dhe krahas ka treguar qartazi anën e kujt mban.