Celebrities Live From Tirana Music Showbiz

Dedikuar një historie personale?! Anton Sinishtaj zbulon më shumë mbi projektin “Të ëndërroj”!

I ftuar në një lidhje telefonike për “Live From Tirana”, ka qenë artisti Anton Sinishtaj. Ai është bërë pjesë e “The Top List” në Top Awards me këngën e tij “Të ëndërroj”, e cila është pjesë e klasifikimit prej 14 javësh tashmë. Anton na ka folur më shumë mbi këtë projekt të tijin, por jo vetëm…

Si lindi kënga “Të ëndrroj”?

Tekstin e kam shkruar shumë kohë më parë. Siç ndodh kur vjen inspirimi. Gati çdo natë më vjen diçka për të shkruar. “Të ëndrroj” është një tekst dashurie, siç kam patur ato probleme dashurie (qesh). Është e vështirë të kujtohesh sepse e kam shkrar shumë kohë më parë. Ka kaluar kohë.

Kur të vjen frymëzimi si një ngacmim nga jashtë, e shkruan direkt që të mos e harrosh?

Shumë herë më ka ndodhur që jam në makinë, duke shkuar diku dhe më vvjen të shkruaj. E ndaloj makinën dhe aty shkruaj. Nuk është diçka që e bëj me zor, nuk shkruaj kur nuk mundem. Inspirimi vjen për çdo gjë, nga një situatë, nga një këngë, nga një tigull… Nuk ka rregulla.

Do të kemi projekte të reja nga ti së shpejti?

Po merrem me shumë projekte që kam filluar t’i punoj në studio. Po presim vetëm që t’i realizojmë. Nuk dua t’i punoj me zor. Edhe këtu kam qejf që të më vijë inspirimi, edhe nëse mund të pres 2 ditë, 2 javë apo 2 muaj. Tani kemi një këngë që është gati, po presim vetëm të realizojmë videoklipin. Nuk varen të gjitha prej meje, kështu që nuk mund ta dimë se kur do të publikohet.

Nëse edhe juve ju pëlqen kënga “Të ëndrroj”, ju mund të vazhdoni ta votoni atë për të qëndruar sa më gjatë pjesë e “The Top List”.