Showbiz

Fitoi betejën me Covid-19, moderatorja Alketa Vejsiu rrëfen simptomat

Para 5 javësh, moderatorja Alketa Vejsiu fitoi betejën me virusin e rrezikshëm, Covid-19. Së fundmi, ajo i është përgjigjur pyetjeve të shumta të ndjekësve në Instagram, të cilët kishin shumë pyetje lidhur me këtë virus. E pyetur rreth simptomave, moderatorja tha se fillimisht kishte temperaturë dhe ethe, ndërsa më vonë dhimbje të lehtë koke.

Ndërsa, pas disa ditësh, ajo thotë se i humbi shija dhe nuhatja, me këtë rast edhe u detyrua të bënte testin dhe doli pozitive. “Lutem që kushdo që po lufton ta kalojë lehtë! Kush e kalon lehtë të falenderojë Zotin”, ka shkruar ndër të tjera Alketa.