Lajmet e fundit

Fjalimi ndryshe i Olta Xhaçkës në Kuvend…

U bë një kohë e gjatë, që emri im lidhet me paligjshmeri e abuzim me mandatin e deputetes. Prej kohësh tanimë zhvillohen ndaj meje gjyqe prokuroresh dhe gjykatesish pa liçence drejtesie ketu, ne ekrane a ne portale, po me liçence lirie per t’u shfrenuar, akuzuar, denuar dhe qelluar me te gjithe fuqine e urrejtjes, mllefit apo thjesht, bindjes se verber se ku ka nje ze ka edhe nje gje, ku ka nje minister ka edhe nje afere, per t’ia marre tjetrit fytyren, neperkembur dinjitetin, shkaterruar reputacionin publik.

Nuk jam pergjigjur, jam menduar. Te rri ne kete detyre apo te iki. Te vazhdoj te merrem me politike apo te dorezoj mandatin dhe te shpetoj nga ky linçim, ku faktet jane orekse politike, provat jane interesa mediatike, gjykimet mbi te verteten e nje individi me pergjegjesi, jane paragjykime mbi ngjyren politike te nje personi publik.

Jam menduar ku kam gabuar, per te mbajtur mbi kurriz gjithe kete furi balte. Nje gje di ta them me siguri, as kam ushtruar influencen time per te perfituar asgje nga ato qe jane bere fakte te kryera si perfitime, as ne fakt nuk kam perfituar asgje prej tyre, sepse jane thjesht te paverteta. Dhe sot, si per t’i vene kapakun nje talljeje te madhe me opinionin publik, ku emri im eshte gjuajtur, pasuar, dribluar si top lecke, diskutohen ketu nga leckat e topit te opozites, sikur po votohet per te me mbajtur neper kembe apo leshuar nga kemba, nderkohe qe ne fakt sot Kuvendi s’ka cfare voton fare per mua personalisht. Sepse ceshtjen time Gjykata Kushtetuese e ka pasur, i ka vajtur nga 1/5 e deputeteve ketu sic parashikon kushtetuta, e ka shqyrtuar dhe me vendim e ka pushuar.

Jo, sot ketu duhet te votohet per dicka krejt tjeter, qe ne fakt eshte shkalla e sovranitetit te parlamentit dhe liria e votes se cdo deputeti. Por gjithsesi, meqë tek ky absurditet i kthyer ne nje debat dhe tek ky debat i kthyer ne nje pike te rendit te dites se Kuvendit, u arrit për shkak të akuzave të ngritura ndaj meje, e meqë vendimi i sotëm lidhet prapeseprape me mandatin tim, megjithese per mandatin tim Gjykata Kushtetuese eshte shprehur njehere, unë nuk do të komentoj me tej per kete, kolegët le të diskutojnë e të vendosin me voten e tyre.

Po ama une nuk mund te hesht sot per fajesine qe me eshte dhene nga gjykatat e shkalles zero ne kete parlament, ne tribunat e opozitave te shqepura me qysqi, ne ekranet e akuzave te qepura me porosi dhe ne portalet e gjobave te vena me babezi. Sigurisht, s’me ben te flas sot ndonje shpresë që te lartpermendurit do ndryshojne mendim, se sjellje jo e jo, po me detyron te mos hesht nevoja qe te degjohet edhe zeri im, ne radhe te pare nga ata qe me kane votuar per te pasur privilegjin e kesaj foltoreje dhe sigurisht edhe kushdo tjeter qe ka interes te degjoje se si eshte tallur deri tani nga akuzuesit e perbaltesit e mi.

Se pari, askush s’do të gjejë qoftë edhe një rast të vetëm, një fjalim, intervistë, postim, fjali apo fjalë të dalë nga goja apo dora ime, jo kundër organeve të drejtësisë, po as me ndonje pikepyetje per misionin, detyren, punen e tyre. Që në janar 2023, çështja ime u shqyrtua nga Gjykata Kushtetuese, në themel, për më shumë se 8 orë, duke administruar provat e faktet konkrete, ato realet jo ato të gjyqeve në ekranet politike dhe mediatike, të atyre që si inkuizitorët e mesjetës, me gojët plot jargë nga preja e radhës, ndezin sharlatanët politikë e mediatikë.

Pasi shqyrtoi më shumë se 500 faqe prova e materiale nga praktika gjyqësore e vetë Gjykatës Kushtetuese dhe e Gjykatës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, vendosi ta pushoje këtë çështje absurde. Së dyti, e gjithe kjo zallamahi ku jam bërë unë mishi për top dhe ku flitet sikur është bërë ndonjë krim i padëgjuar, në fakt ka shkak vetëm njërën ndër 1500 lejet e dhëna për përdorimin e plazhit nga subjekte turistike qe operojne ne bregdetin e Shqiperisë, nga Velipoja deri ne Ksamil.

Flitet për toka shtetërore të falura, flitet për investime të bëra falë favoreve qeveritare, flitet për statuse të veçanta personale, kur në fakt e gjitha, nga fillimi në fund dhe pa asnjë bisht apo zgjatim tjetër të fshehtë, është një leje për përdorim plazhi nga një sipërmarrje private, pjesë e të cilës është edhe bashkëshorti im. I cili ishte sipërmarrës përpara se sa të bëhej deputet dhe u rikthye në jetën dhe punën e tij private, pasi u largua nga detyra e deputetit, si rezultat i faktit të thjeshtë se u njohëm dhe u lidhëm familjarisht pikërisht në rrugën e përbashkët të angazhimit politik, e nuk mund ta vazhdonim që të dy këtë angazhim.

Pra as nga une, as nga bashkëshorti im, as nga shteti që i ka dhënë një status aspak ekskluziv, po tërësisht ligjor një si dhjetra e dhjetra sipërmarrjeve të tjera, sipërmarrjes ku im shoq është pjesë, me një investim 100% privat dhe të mbështetur në një dokumentacion 100% transparent dhe të verifikueshëm pa asnjë vështirësi, nuk është shkelur asnjë ligj dhe nuk është bërë asnjë paligjshmëri apo favorizim i veçantë.

Unë nuk jam e s’kam qenë asnjëherë dhe në asnjë rast në konflikt interesi dhe këtë nuk e them vetëm unë, po e thotë logjika elementare e gjërave, e ka thënë Gjykata Kushtetuese në jurisprudencën e saj, e ka thënë edhe ILDKPI. Ky nuk është i pari rast kur ngrihet një dallgë balte ndaj një deputeti për konfliktin e interesit dhe prandaj edhe nuk është e vështirë të gjenden, të hapen dhe lexohen vendimet e Gjykatës Kushtetuese për këtë temë, ku nuk ka në asnjë rresht ndalesë për familjarët e deputetëve të merren me biznes, njësoj si çdokush tjetër dhe në çdo fushë të sipërmarrjes ku kushdo është i lirë të sprovohet.

Në këtë rast, bashkëshorti im që merret me biznes që prej vitit 1991, pas 33 vjetëve ka menduar të bëjë një investim privat në jug të vendit, të financuar nga investitorë privatë e kredi bankare. Jo në tokë të falur nga Kryeministri, sic bërtasin disa shpifës famëkeqinj këtu në këtë sallë apo në ekranet e televizoreve, por në truall privat, të blerë në mirëbesim nga ish-pronarë privatë, siç ndodh krejt rëndom në mijëra e mijëra shitblerje toke në zonat ku regjistrimi i tokës është ende i papërfunduar për njëmijë arsyet qe dihen.

Së fundi, si rrjedhoje e kësaj tollovie një proces hetimor i SPAK-ut ka shkuar në gjykatë lidhur me si eshtë dhene ajo prone 30 vjet me pare, e si eshte regjistruar X vjet me pare. Dhe edhe në këtë rast, emri im eshte futur derr ne thes jo nga hetuesit e prokuroret, te cilet jane ne lirine, te drejten e detyren e tyre te bejne deri ne fund punen qe u takon, po nga lincuesit e inkuizitoret qe lirine e tyre per te folur e perdorin per te shkelur me kembe e duar mbi te tjeret, duke genjyer, fabrikuar, akuzuar e denuar kedo qe munden, kurdo qe munden, kudo qe munden.

Une dhe familja ime nuk kemi perfituar asnjë qindarkë nga fondet publike! Zero! Asnjë centimetër katror truall shtetëror! Zero! Asnje lehtësi proceduriale te ndryshme nga te tere te tjeret. Zero! Dhe e dini çfarë eshte perfitimi nga statusi i investitorit strategjik te asistuar (i cili nuk eshte e njejta gje me statusin e shumeperfolur te investitorit strategjik), pra perfitimi qe sidoqofte ne cdo rast, ligjerisht, nuk i atribuohet fare drejtperdrejte bashkeshortit tim per nje investim ne hoteleri qe kurre mos u befte pas gjithe kesaj balte te pamerituar qe solli ne jeten tone, por kompanise, e cila ne nje te ardhme do te menaxhoje aktivitetin? Vetem e drejta për t’u trajtuar me prioritet për lidhjen e njeres nga 1500 kontratat e përvitshme të qirasë për sipërfaqen e plazhit përpara hotelit! Pra te nxjerre shezlonet ne plazh. Dhe e theksoj: Per të drejtën e përdorimit te plazhit per klientet e hotelit, jo te perfitimit nga plazhi pa pasur hotel fare sic ndodh ligjerisht, ne plot pjese te segmentit bregdetar! Dhe jo tani, po kur te realizohet investimi qe s.eshte realizuar, kur te lidhet kontrata me te njejtat kushte e tarifa si gjithe te tjeret, qe u takon me ligj turizmi jo me status, qe nuk eshte lidhur… Pra gjithe kjo zallamahi nese duhet apo sduhet te vere shezlonet ne plazh kur investimi te kete perfunduar, kushedi se kur…

Deti dhe plazhet jane pasuri kombetare e shteterore te paperfitueshme nga askush dhe mundet vetem te perdorem, ashtu sic perdorim cdo prone publike. T’u thuash njerezve qe Olta Xhacka ju mori plazhin do te thote te tallesh me ta, do te thote te tallesh me statusin e deputetit, te opinionistit, te kronistit apo edhe thjesht te homo sapiensit.

E marr me mend qe duhet te kete plot nga ata qe po me degjojne, qe pas gjithe hatave, gjemave e bemave qe kane degjuar, e kane te veshtire ne mos te pamundur ta besojne se kaq eshte kjo histori. Nje furtune ne goten e rakise politike te atyre qe pasi u dehen nga pushteti, pasi vrane njerez e shkaterruan prona shteterore, zaptuan prona private e perfituan cfare nuk perfituan, sot jane ne fazen e terbimit nga dalja e rakise.

Por fatmiresisht dhe fatkeqesisht, kaq eshte e gjitha!