Showbiz

Florjan Binaj rrëfen eksperiencën me Covid-19, ja momentet më të vështira për aktorin

Një ndër personazhet e shumtë publik që u përball me Covid-19 ishte dhe aktori i “Portokalli” dhe folësi i “Rikoshet”, Florjan Binaj.

Si një ndër VIP-at më të dashur të publikut, rrëfimi se ishte infektuar nga Covid-19 e bëri atë më prekshëm për publikun. Shumë fansa apo ndjekës i shkruan për t’i uruar shërim të shpejtë por edhe për të mësuar diçka më shumë rreth virusit e gjendjes së tij.

Gjatë kohës që ishte i izoluar, Flori ka shprehur irritimin e tij me njerëzit të cilët e pyesnin se ku e mori virusin apo nëse ja ka transmetuar të tjerëve.

Krahas kësaj, pjesë më e vështirë për të, ishte të qëndronte larg fëmijëve për 14 ditë. Flori ka qëndruar i izoluar në një apartament tjetër larg familjes së tij.

“Ishin shumë ditë të sikletshme. Shiheshim në mënyrë virtuale, por ajo ndjesia e të përqafuarit të fëmijës tënd ishte aq “ngrënëse” brenda teje sa mezi pritëm përgjigjen negative.” –tha ai në një intervistë për “Top Story” në Top Channel.