Showbiz

Pas lajmeve të shumta flet Florjan Binaj: “Jam aq pozitiv saqë dola pozitiv edhe me Covid-19”

Ditën e kaluar trupa e spektaklit të “Portokallisë” janë testuar për Covid-19 dhe njëri prej aktorëve rezultoi pozitiv.

Bëhet fjalë për Florjan Binaj i cili pak orë pas konfirmimit pozotivë të virusit bëri edhe një deklaratë në Instagram ku informon publikun dhe fansat mbi gjendjen e tij.

Në media qarkulluan lajme dhe artikuj nga tabloidë të ndryshëm të cilët keqinformonin lexuesit mbi shëndetin e aktorit duke thënë se gjendja e tij është e rëndë.

“Jam aq pozitiv si tip saqë dola pozitiv edhe me Covid-19. Të dashur ndjekës, fansa, miq dhe mikesha, pas një testimi rutinë, fati donte që unë të qëlloja i prekur nga virusi Covid-19. U vetëizolova që para testimit dhe do qëndrojë në izolim si gjithë të tjerët deri në pērfundim të krantinës. Fatmirësisht nuk kam asnjë simptomë dhe asnjë shqetësim dhe gëzoj shëndet të plotë. Mendova t’jua them vetë të vërtetën sesa ta lexoni nga portalet që për ndonjë klikim janë të gatshëm të shkruajnë çdo gjë! Mē vjen keq që do mungoj këto 2 javët e fundit të sezonit të Portokallisë por s’kam ç’bëj… Dhe për të gjithë ata që më pyesin: ku e more? -i them, e mora në Gjermani por Km i ka origjinale të vetat! Shëndet të gjithëve!” -shkroi ai në postimin e tij në Instagram.