Showbiz

Florjan Binaj shërohet nga Covid-19

Pak ditë më parë aktori i trupës së “Portokallisë”, Florjan Binaj konfirmoi se doli pozitiv me Covid-19.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale ai u shpreh se megjithëse ishte i infektuar, gjendja e tij shëndetësore ishte e mirë. Kjo tregon se Flori ishte një ndër ata pacientë asimptomatikë i cili duket se e kaloi lehtë këtë virus të frikshëm.

Ditën e sotme na vjen një lajm i mirë nga aktori i cili sërish përmes një statusi në Insta Story na tregon se Covidi e la dhe ai tashmë është krejtësisht i shëruar.