Sport

Sot Partizani-Valmeira/Cara komandon sulmin, Zekiç lë në stol Grezdën

Partizani luan sot ndaj Valmieras ndeshjen e kthimit të turit të tretë të Conference League, duke qenë një hap larg play-off të turneut. Pas fitores 2-1 në ndeshjen e parë, “demat”kanë mundësinë që të menaxhojnë këtë avantazh.

Trajneri Zekiç ka vendosur që të bëjë përsëri ndryshime me rreshtimin e tij, teksa ka kthyer si titullar pas dy ndeshjesh Andi Hadrojn. Njëkohësisht, është Preka i cili shfaqet në qendër të mbrojtjes, e cila kthehet me 5.

I sakrifikuari në mesfushë është Murataj, i cili i ka bërë vend Maget. Ndërkohë, i avancuar në sulm është vetëm Cara, i mbështetur pas krahëve nga Taipi, me Grezdën i cili kthehet në stol.

FORMACIONET ZYRTARE

 

Jo vetëm për Partizanin, por kjo e enjte pritet të jetë vendimtare dhe për skuadra të tjera shqiptare në Conference League. Struga luan takimin e kthimit përballë Hespernazh në Luksmenburg. Fitorja me rezultatin 3:1 nga ndeshja e parë në Shkup ja bënë më komod pozitat ekipit shqiptar që beson për kalimin në turin tjetër.

Megjithatë trajneri Shpëtim Duro, u shpreh se ekipi nuk ka siguruar asgjë akoma pasi janë dhe 90 minuta të tjera që do të luhen.

Edhe kapiteni i Strugës, Bunjamin Shabani kërkoi përqendrim maksimal nga shokët e ekipit.

Bunjamin Shabani – Kapiten i Strugës: “Kemi të bëjmë me një kundërshtarë shumë cilësor. Si në çdo ndeshje ne futemi për të bërë maksimumin, pjesën taktike që na e jep profesori dhe shpresojmë që të vazhdojmë ecurinë e këtyre ndeshjeve që kemi bërë deri më tani. Shpresoj që të bëjmë një paraqitje shumë të mirë dhe të vazhdojmë tutje. Nuk është gjë e vogël të shkosh në “play-off” në Ligën e Konferencës, për çdo futbollistë është diçka shumë e madhe dhe e rëndësishme.”

Edhe skuadra e Ballkanit do të luajë shanset e saj. Dardanët luajnë në Gjibraltar ndaj Lincoln Red Imps.

Fitorja me rezultatin 2-0 në sfidën e parë e favorizon skuadrën nga Suhareka për të kaluar në fazën e play-off-it. Takimi do të luhet sot duke nisur prej orës 18:00 në stadiumin Viktoria.