Celebrities Gossip Showbiz

Frymëzuar nga trendi i viteve ‘90, Bella Hadid mahnit me këtë look!

Bella Hadid, mbretëresha e pasarelave, 25 vjeçe, postoi foto nga një ngjarje e mbajtur në Hamptons muajin e kaluar, ku shkëlqente, teksa promovoi kompaninë e saj, Kin Euphorics. Bella dukej mahnitëse me një korse dhe fund koordinues teksa shërbente pije freskuese për fansat në ‘Bella’s Diner’.

Ajo dukej thjesht mahnitëse me flokët e saj të zinj të stiluar shoqëruar me një sërë gjerdanësh që shkëlqenin. Duke përqafuar trendin e viteve nëntëdhjetë, ajo veshi një palë çorape të bardha deri tek gjuri, së bashku me këpucë të bardha të sheshta. Ngjarja u mbajt në John’s Drive-In në Hamptons në mes të korrikut, por u mor përsipër nga Kin dhe miqtë në promovimin e bashkëpunimit të ri.

Marka e pijeve joalkoolike premton të heqë stresin dhe të rrisë humorin, siç shkruhet në faqen e saj zyrtare të internetit. Bella Hadid, modelja bukuroshe, shkroi në faqen e saj në Instagram vitin e kaluar:

Arsyeja pse po vij me Kin nuk është vetëm për t’ju dhënë vazhdimisht formula, kreativitet dhe produkte të reja, por gjithashtu për t’ju mësuar rreth shëndetit të trurit dhe se si mund të ndihmojmë me presionet sociale, personale, fizike dhe mendore që ne përballemi rregullisht.