Tech

Meta pëson humbje kolosale!

Me hapjen e Wall Street në New York, edhe aksionet e Meta-s ranë me 15% duke e dërguar kompaninë në humbje të 190 miliardë dollarëve pasi investitorët reaguan ndaj një premtimi për të rritur shpenzimet mbi Al. Mark Zuckerberg, themeluesi dhe shefi ekzekutiv i Meta-s, tha se shpenzimet për teknologjinë do të duhej të rriteshin në mënyrë domethënëse përpara se kompania të bënte shumë të ardhura nga produktet e reja me Al.

Meta publikoi së fundmi Llama 3, versionin më të fundit të modelit të saj me Al, së bashku me një gjenerator imazhi që përditëson fotot në kohë reale ndërsa përdoruesit shkruajnë kërkesat. Asistenti i saj me Al po zgjerohet edhe në platforma e vende tjera duke përfshirë Australinë, Kanadanë, Singaporin, Nigerinë dhe Pakistanin.

Ndërkohë, kompania thuhet se po punon për përhapjen e modelit të saj me Al edhe në Evropë. Rënia e aksioneve të Meta-s vjen pas një fitimi rekord në shkurt, kur kompanisë iu shtuan edhe 196 miliardë dollarë të tjerë në tregun e saj të aksioneve. Megjithatë, rekordi u thye disa javë më vonë nga Nvidia me një fitim prej 277 miliardë dollarësh.

Ndryshe nga publikimet e mëparshme të Llama, Llama 3 ka ueb-faqen e saj të dedikuar (meta.ai), ku mund ta përdorni mjetin falas. “Ditë e madhe këtu. Ne po nxjerrim versionin e ri të Meta AI, asistentit tonë, që ju mund të bëni çdo pyetje përmes aplikacioneve dhe syzeve tona”,-tha CEO i Meta Platform, Mark Zuckerberg.

Ne e ndërtuam atë në kutinë e kërkimit pikërisht në krye të WhatsApp, Instagram, Facebook dhe Messenger, kështu që sa herë që keni një pyetje, mund ta bëni atë pikërisht aty. Ne po nxjerrim gjithashtu një sërë veçorish unike të krijimit. Meta AI tani krijon animacione dhe krijon imazhe me cilësi të lartë aq shpejt sa që gjeneron dhe përditëson imazhe për ju në kohë reale ndërsa jeni duke shtypur.

Gjithashtu ajo do të gjenerojë gjithashtu një video riprodhimi të procesit tuaj të krijimit. A do ta ndryshojë në ndonjë mënyrë jetën tuaj? Absolutisht jo. A ju intereson kjo? Ndoshta.