Showbiz

Fustani i Jill Biden nderon Jackie Kennedy dhe Hillary Clinton, e dini përse?!

Jill Biden e nisi rrugëtimin si Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në fjalimin e fitores së bashkëshortit të saj, Joe Biden. Pavarësisht se nuk pati mundësi që të fliste, fustani i saj u konsiderua si një nderim për Jackie Kennedy dhe Hillary Clinton. Teksa qëndronte pranë fituesit të garës presidenciale në SHBA, bashkëshortit Joe Biden, Jill u shfaq e veshur me një fustan asimetrik Oscar de la Renta, me lule të qëndisura shoqëruar me një maskë të zezë.

De la Renta dizajnoi fustanin ikonik në ngjyrë pjeshke që Jackie Kennedy veshi gjatë një vizite shtetërore në Indi, gjithashtu edhe dy fustanet që veshën në ceremoninë e përurimit, Hillary Clinton dhe Nancy Reagan.

Ndërkaq, Joe Biden, presidenti i ri i SHBA-ve gjatë fjalës së tij, tha: “Siç e kam thënë shumë herë, unë jam burri i Jill” dhe më pas theksoi sa e rëndësishme ishte ajo për jetën dhe karrierën e tij.