Showbiz

G-Eazy konfirmon romancën e re me Ashley Benson

Pas ndarjes së aktores Ashley Benson me modelen Cara Delevingne, kjo e para u pa shumë shpejt nën shoqërinë e reperit G-Eazy dhe kjo ra menjëherë në sy.

Ndarja e dyshes u bë kryefjala e medias rozë ndërkohë që tashmë u konfirmua lidhja e saj e re me G-Eazy.

Ashley u fotografua në shtëpinë e këngëtarit mëngjesin e ditës së sotme e veshur me rroba sportive, e zbathur dhe dukej sikur kishte kaluar natën atje.