Bota

Gabim në sistem, ATM-të e bankës irlandeze shpërndanë para falas!

Një gabim në sistemin e bankomateve të Bankës së Irlandës u mundësoi klientëve që nuk kanë para në llogarinë e tyre të tërheqin deri në 1000 euro.

Vetëm pak minuta pasi lajmi ‘se Banka e Irlandës po jepte para falas’ mori dhên, radhë të gjata u panë në ATM në Dublin të njerëzve që tërhiqnin para që nuk i kishin gjendje në llogarinë e tyre.

U kërkua ndërhyrja e policisë, e cila u detyra të ruante gjatë gjithë ditës dhe natës të gjitha bankomatet derisa gabimi teknik në sistem të rregullohej.

Banka e Irlandës ka kërkuar falje për problemin teknik.

Banka e Irlandës ka paralajmëruar përdoruesit e ATM-ve ose aplikacioneve bankare online se këto para do të debitohen nga llogaritë e tyre.

 “Kërkojmë falje për ndërprerjen e shkaktuar nga ky dështim (…) Ne e dimë se nuk kemi arritur në nivelin e shërbimit që klientët tanë presin nga ne,” thuhet në njoftimin e bankës.

Brendan Burgess, themeluesi i AskAboutMoney.com, i tha televizionit RTE se banka duhej të përmirësonte sistemin e saj  të IT.

Megjithatë, ai shtoi: “Nëse e dini se nuk keni para, por merrni 1000 euro nga llogaria bankare, jeni duke bërë mashtrim. Dhe ky nuk është një problem që ka të bëjë me sistemet e Bankës së Irlandës.”