Celebrities Gossip Showbiz

‘Gafa’ e Kristit do t’ju shkrijë së qeshuri…

Pas përfundimit të eksperiencës së tij në ‘Big Brother VIP’ ku arriti të shkojë në finale dhe të përballet ‘kokë më kokë’ me Luizin, Krist Aliaj nuk i ka munguar ndjekësve të tij pasi menjëherë u shfaq me një projekt të ri televiziv. Bëhet fjalë për ‘She’s On Top’, spektakël i cili sapo ka nisur në Top Channel dhe Kristi është pjesë e jurisë profesioniste që gjykon vajzat. 

E teksa ka postuar një video nga xhirimet e këtij episodi që transmetohet të dielën, krahas ka shkruar: “Nesër”, duke ngatërruar kështu ditën e transmetimit. E këtë ‘gafë’ të tijën e ka vënë në dukje vetë faqja zyrtare e ‘E Diell’ duke i korrigjuar gabimin.

Epo, gabime që ndodhin padyshim…

Jori Delli dhe Krist Aliaj kanë qenë të ftuar në një nga rubrikat e emisionit “E Diell” ku dhe pati mjaft debate mes tyre. Prej disa ditësh është aluduar se mes Kristit dhe Dea Mishel kishte diçka më shumë se shoqëri, por duket se Kristi paska një pëlqim për Jorin. Jo vetëm kaq, por në një përballje mes tyre Jori është shprehur se Kristi ka tërheqje seksuale për të.