Showbiz

Gala Aliaj rrëmben kupën e “The Voice Kids” në Belgjikë

Gala Aliaj triumfon në “The Voice Kids” në Belgjikë.

Vajza e talentuar e artistit shqiptar Robert Aliaj shkëlqeu duke e fituar kompeticionin, pas javëve të tëra konkurrimi. Shqiptarja rëmbeu vendin e parë me këngët ‘Goodbye Yellow Brick Road’ nga Elton John dhe ‘Make You Feel My Love’ nga Adele.

Gala mahniti jurinë e “The Voice Kids” në Belgjikë që në fazën e audicioneve të fshehta, ku bëri që të katërt anëtarët e jurisë të kthenin karriget që në notat e para muzikore.

Talenti i saj në këndim, zëri i plotë e me ngjyra si dhe lirshmëria në skenë e bënë atë që të fitonte zemrat e publikut që me anë të votave e shpallën atë triumfuesen e spektaklit muzikor.