Showbiz

Gashi në prag të lançimit të bashkëpunimit të tij me Chris Brown

Ai është një ndër reperat më të famshëm dhe të talentuar shqiptar i cili po korr mjaft sukses në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gashi pak javë më parë ka konfirmuar bashkëpunimin e tij me të ri me yllin e muzikës Chris Brown por ditën e kaluar ka zbuluar detaje të tjera rreth tij.

Projekti muzikor quhet “Safety 2020” dhe do të publikohet më 24 Janar e krahas Chris Brown do të përfshijë repera të tjerë si Dj Snake dhe Afro B.